Flet djali i Hysni Gucatit: Babai ka hy në sallë, operacioni do të zgjasë rreth 6 orë

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati aktualisht është duke u operuar në këmbë dhe operacioni pritet të zgjasë rreth gjashtë orë. Djali i Gucatit, Musliu, tha për Gazetën Express se operacioni është shumë i komplikuar dhe se familja nuk është lejuar të shkojë në vizitë.

Sipas tij, Hysni Gucati do të qëndrojë i shtrirë në spital për tri javë deri në një muaj.

“Po operohet, sot ka hy në operacion në sallë. Po operohet në këmbën e djathtë për shkak të plagëve që ka marrë gjatë luftës. Jemi duke pritë”.

I pyetur se në cilin shtet po operohet, Musli Gucati, tha se babai i tij po operohet në Holandë.

“Për këtë punë kujdeset Gjykata Speciale”, shtoi ai.

Musli Gucati tha se babai i tij ka hyrë në një operacion shumë të komplikuar.

“Rreth pesë orë e gjysë deri në gjashtë pritët të zgjasë operacioni, e ka një operacion shumë të kompliuar”, tha ai.

“Familjen nuk e kane leju me shku dhe s’kanë pranu vizita, ka me qëndru një kohë të gjatë në spital, afër tri javë ose një muaj”, tha djali i Gucatit për Gazetën Express.

Kreu i OVL të UÇK-së, Hyseni Gucati është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale në maj të këtij për disa nga pikat e aktakuzës që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, shkeljes së fshehtësisë së procedurës e pengim të personave zyrtar.

Kryetari i trupit gjykues shpalli aktgjykimin duke njoftuar dënimin me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur edhe kohën e paraburgimit. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...