E premtja e Thaçit

PUBLIKUAR

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi do të votohet të premten në Kuvendin e Kosovës për president të shtetit.

Kundërkandidat i tij do të jetë bashkëpartiaku, Rafet Rama, i cili do të dalë në votim vetëm për t’ia plotësuar “radhët”, shkruan ‘Zëri’.

Opozita ka paralajmëruar protestë kundër zgjidhjes së presidentit, ndërsa PDK-ja manifestim pro ngjitjes së Thaçit në ‘fron’.

“Të premten, në orën 11:00, Kosova do të kalojë një nga momentet më të veçanta të ndërtimit të vet institucional. Kemi zgjedhjen e kryetarit të shtetit. Kemi dy kandidatë, Kryesia e Kuvendit sot ka pranuar dy kandidatë të mundshëm për kryetar të shtetit, janë Hashim Thaçi, kryetar aktual i PDK-së dhe Rafet Rama, deputet i kësaj partie. Edhe njëherë e them, është moment i veçantë, moment historik”, ka deklaruar Veseli. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...