Java nis me mot me diell dhe relativisht të ngroht

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot parashihet mot me diell dhe relativisht i ngroht.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.

Të martën parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por që minimalet do të jenë më të ulëta. Minimalet nga 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë vlerat e ditës së hëne.

Të mërkurën, mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat vende – vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Të enjten, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me pak rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Të premten, mot kryesisht me diell dhe temperatura kryesisht të ngjashme, minimalet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës patrashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Gjatë gjithë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lirohet Behar Preniqi pas më shumë se një vit në burgje të Serbisë

Behar Preniqi nga Obiliqi, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në gusht të...

​Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se proceset qeverisëse në Kosovë janë...

Kurti: 10 vjet pas mbytjes së Astrit Deharit, ende nuk dihet emri i vrasësit të tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri te arkivisti i Lëvizjes...