Xavi i zhgënjyer pas humbjes në “El Clasico”: Asgjë nuk po shkon

PUBLIKUAR

Barcelona pësoi humbje në “El Clasico” nga Real Madridi këtë të diel.

Ndeshja që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultatin 3:1, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, trajneri Xavi e pranoi se skuadra e tij ka hyrë në një seri negative.

“Asgjë nuk po shkon. Jemi në një seri negative, shumë negative”, tha fillimisht ai.

“Duhet të bëhemi autokritikë, nuk jemi mirë, e dimë. Sot folëm për ndalimin e kundërsulmeve dhe në të parin na ndëshkuan me 1:0”, shtoi trajneri i Barcelonës.

“Ne jemi një skuadër në ndërtim, duhet të jemi më konkurrues, kemi pasur momentet tona. Unë nuk sulmoj lojtarët. Unë jam përgjegjës”, deklaroi Xavi.

Barcelona humbi edhe vendin e parë në tabelë. Katalunasit tani renditen në pozitën e dytë me 24 pikë, tri më pak se Real Madridi që tani është lider në La Liga. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...