Cilat skuadra janë në gjendje të nisin një ofertë për të nënshkruar me Kylian Mbappe?

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe duket se do ta vazhdojë karrierën jashtë Paris Saint-Germain.

Pas nënshkrimit të kontratës së re, pala parisiene i premtoi atij një sërë gjërash, por ata e kanë injoruar atë dhe francezi nuk dëshiron të qëndrojë më.

I tillë është tensioni mes klubit dhe lojtarit, ku mësohet se ai synon të largohet nga PSG që në janar, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, gjasat që kjo të ndodhë janë shumë të pakëta, pasi është një operacion shumë kompleks.

Nëse ai nuk largohet atëherë, është e qartë se Mbappe do të jetë gjithashtu një emër kryesor në merkaton e verës, por cilat skuadra mund të bëjnë një ofertë?

Liverpool, Manchester City dhe Real Madrid janë tri destinacionet e mundshme të sulmuesit francez.

Liverpool është në “pole position”, pasi Real Madridi pati një tentativë të dështuar verën e kaluar.

Kurse, Manchester City është i kënaqur me shërbimet e Erling Haaland. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...