Galtier beson se Messi do të jetë i gatshëm për derbin e së dielës

PUBLIKUAR

Christophe Galtier ka deklaruar se pret ta ketë në dispozicionin Lionel Messin për derbin kundër Marseilles.

Në konferencën për media të mbajtur sot, trajneri i Paris Saint-Germainit konfirmoi se Messi është i gatshëm për sfidën e së dielës, transmeton Gazeta Express.

“Leo Messi stërviti këtë mëngjes me grupin. Të shohim se si do të reagojë në seancën e nesërme. Për momentin ai është gati për ndeshjen kundër Marseilles”, tha Galtier.

Messi pësoi një lëndim në ndeshjen e parë kundër Benficas në Ligën e Kampionëve më 5 tetor.

Argjentinasi mungoi në ndeshjen e javës së kaluar kundër Reimsit, si dhe në ndeshjen e kthimit kundër Benficas.

Kampionët në fuqi të Francës të dielën do të presin Marseillen në “Parc des Princes”.

PSG prin në tabelë me 26 pikë të grumbulluara pas 10 xhirove në Ligue 1, teksa Marseille ndodhet në pozitën e tretë me tri pikë më pak. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...