Kante nuk do të luajë me Francën në Botëror

PUBLIKUAR

N’Golo Kante do të humbasë Kampionatin Botëror “Katar 2022” pas dështimit që pësoi në rikuperimin e tij nga një dëmtim i kërdhokullës, sipas “L’Equipe”.

Mediumi francez ka raportuar se përsëritja e lëndimit ka përjashtuar plotësisht mundësinë që ai të marrë pjesë në Botëror, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Chelseat, Graham Potter konfirmoi sot se mesfushori do të mbetet jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.

“Ai do të shohë një konsulent në fundjavë. Është një pengesë, nuk është një lajm i mirë, por nuk mund t’ju jap asgjë më shumë në këtë fazë. Historikisht ka gjëra që kanë ndodhur që janë shqetësuese, kështu që ne duhet t’i shkojmë deri në fund të kësaj. Është një pengesë në këtë fazë të këtij rehabilitimi që është shqetësuese, por gjithçka që mund të bëjmë është të marrim diagnozën e duhur, të marrim konsultën e duhur dhe të përpiqemi ta ndihmojmë atë të kthehet në gjendje të plotë fizike dhe të shijojë futbollin e tij”, tha Potter.

31-vjeçari u rikthye në stërvitjen e Chelseat në fund të shtatorit pasi ishte jashtë fushës që nga muaji gusht.

Përveçse për klubin londinez, mungesa e Kantes padyshim se do të jetë e madhe edhe për Kombëtaren e Francës.

Botërori i këtij viti do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...