Ballkani e lëshon fitoren nga duart, Sivasspori triumfon në Prishtinë

PUBLIKUAR

Ballkani është mposhtur nga Sivasspori në Prishtinë.

Suharekasit u mposhtën me përmbysje 1:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ekipi turk, Sivasspori.

Përkundër që ishin duke fituar, kampioni i Kosovës e lëshoi fitoren nga duart duke humbur në fund.

Armend Thaqi shënoi për vendasit në minutën e 36-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 72-të Arslan barazoi rezultatin me një gol me kokë.

Kur vendasit kërkonin rikthimin e epërsisë, një goditje nga distanca e Angielskit përfundoi në rrjetë për t’ia shuar totalisht gjasat vendasve për një fitore.

Deri në fund, Ballkani tentoi të shënonte golin e barazimit, por nuk e arriti dot.

Me këtë fitore, tani Sivasspori shkon në kuotën shtatë pikëve në vendin e parë, aq sa ka edhe Cluj në vendin e dytë.

Ballkani mbetet i fundit në grup tani me katër pikë, aq sa ka edhe Slavia Prague. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...