Koulibaly tregon ëndrrën e tij

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, në një intervistë për RMC ka folur për ëndrrat e tij në të ardhmen me Napolitn.

24-vjeçari ka thënë se ëndërron të luajë në Ligën e Kampionëve me napolitanët dhe nëse kjo arrihet është meritë e grupit dhe jo e individëve, përfshirë dhe atë.

“Unë dua të luaj në Ligën e Kampionëve me këtë ekip. Të luaja në këtë garë ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë”.

“Ne po bëjmë çdo gjë për ta arritur këtë së bashku me Reina, Mertens, Albiol dhe Jorginho. Nuk jam i vetëm në fushë, ne jemi një grup miqsh dhe mbështesim njëri-tjetrin”, ka thënë Koulibaly. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...