Inzaghi: E meritonim fitoren kundër Barcelonës

PUBLIKUAR

Simone Inzaghi ka lavdëruar paraqitjen e futbollistëve të tij sonte kundër Barcelonës, teksa tha se Interi mund edhe ta kishte fituar ndeshjen krejtësisht.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 3:3, shkruan Gazeta Express.

Ky barazim më shumë shkoi në favor të “Nerazzurrëve”, të cilët tani janë më afër kalimit për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

“Një barazim i rëndësishëm për mënyrën se si ishte zhvilluar ndeshja dhe për mënyrën se si shkoi pjesa e dytë. Kemi bërë një lojë të shkëlqyer me garë, agresion dhe vendosmëri. Na mungon hapi i fundit, por fillimisht kemi dy ndeshje të rëndësishme”, tha Inzaghi pas ndeshjes.“Kjo skuadër ka bërë gjëra të rëndësishme për 15 muaj. E dinim që luanim kundër një ekipi shumë të fortë dhe cilësor, e meritonim të ishim përpara. Një mbrëmje e mirë por jo e shkëlqyer, me golin 4-3 do ta kishim mbyllur grupin me dy ndeshje më pak. Tani na mungon hapi i fundit. Jam mësuar me paraqitje të tilla me këta djem”, deklaroi trajneri italian.

Interi është i dyti në Grupin C me 7 pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve, tri më shumë se Barcelona që është e treta.

Në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, Interi do të jetë nikoqir i Viktoria Plzenit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...