Man City ndalet me barazim nga Copenhagen

PUBLIKUAR

Pas tri fitoreve radhazi, Manchester City është ndalur me barazim nga Copenhagen, në ndeshjen e katërt të Grupit G në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Parken”, përfundoi baras dhe pa gola – shkruan Gazeta Express.

“Qytetarët” shënuan gol përmes Rodrit në minutën e 11-të, por goli u anulua nga VAR-i pasi që u konfirmua se Riyad Mahrez kishte luajtur me dorë para se të asistonte te spanjolli.

Mahrez, në minutën e 25-të e shpërdoroi një rast të artë për të shënuar. Algjeriani dështoi nga pika e bardhë.

Gjërat u vështirësuan për skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola në minutën e 30-të, pasi Sergio Gomez u përjashtua direkt me karton të kuq.

Mbrojtësi shkaktoi faull ndaj Hakon Haraldssonit si lojtar i fundit.

Pavarësisht barazimit, Manchester City mbetet lider në grup me 10 pikë – kurse Copenhagen momentalisht ndodhet në pozitën e tretë me 2 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...