Juventusi pëson humbje nga Maccabi Haifa

PUBLIKUAR

Maccabi Haifa ka shkaktuar befasi në Ligën e Kampionëve sonte, pasi mposhti Juventusin.

Skuadra izraelite fitoi me rezultatin e pastë 2:0, në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt në Grupin H – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja u zhvillua në “Sammy Ofer Stadium”, teksa për Maccabi Haifan ishte fitorja e parë këtë sezon pas tri humbjeve radhazi.

Omer Atzili shkëlqeu te vendasit sonte pasi shënoi të dy golat e fitores, në minutat 7 dhe 42.

Maccabi Haifa pas kësaj fitore ka tri pikë dhe mbetet në pozitën e fundit në grup, por tani me pikë të njëjta me Juventusin që ndodhet një pozitë më lartë.

“Zonja e Vjetër” ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Benfica, kurse Maccabi Haifa i shkon Paris Saint-Germainit. /Gazeta Expres

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...