Interi bën hapa të rëndësishëm drejt yllit të Kombëtares, zyrtarizimi verës?

PUBLIKUAR

Duket se Rey Manaj nuk do të jetë shqiptari i vetëm te Interi, pasi Nerazzurrët tashmë janë hedhur në sulm për të sigurtash shërbimet e Ergys Kaçes.

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare është lavdëruar disa herë nga trajneri De Biasi dhe kjo si duket ka tërhequr vëmendjen e Interit.

Sipas FcInterNews, kontaktet mes palave kanë ndodhur dhe ekziston mundësia reale që të shohim 22-vjeçarin në Giuseppe Meazza gjatë sezonin e ardhshëm.

Kaçe ka vetëm një vit kontratë me Paokun dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë.

Kartoni i tij nga klubi grek vlerësohet rreth katër milionë euro, por të rejat e fundit thuhet se Interi ka arritur akord për tre milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...