Xavi i vendosur për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit

PUBLIKUAR

Raportohet se Xavit “i pëlqen shumë” Marco Asensio dhe se ka udhëzuar klubin e tij që të nënshkruajnë me të.

Reprezentuesi spanjoll ka bërë shtatë paraqitje për Real Madridin këtë sezon, por ka shënuar vetëm një herë dhe ka luajtur vetëm 34 minuta – duke dëshmuar se nuk është në planet e Carlo Ancelottit, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e Asensio do të skadojë në fund të qershorit dhe ai pritet të largohet nga kampionët e Spanjës dhe Evropës si një futbollist i lirë.

Një numër klubesh, duke përfshirë Milanin, Arsenalin, Tottenhamin dhe Liverpoolin, janë të lidhur me spanjollin.

Megjithatë, ka pasur gjithashtu raportime se Barcelona është e interesuar për 26-vjeçain.

Sipas “Mundo Deportivo”, Xavi është një admirues i madh i ish-futbollistit të Mallorca dhe dëshiron që ta këtë pjesë të skuadrës së tij për sezonin 2023/24.

Asensio u transferua në “Santiago Bernabeu” në korrik të vitit 2015, dhe ai ka përfaqësuar Real Madridin në 242 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me 50 gola dhe 24 asistime. /Gazeta Express/

Marco Asensio / Real Madrid

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...