Kryetari i nëndegës së LDK-së në Dobërçan, Naser Arifi, po qëndron së bashku me protestuesit opozitar të cilët që nga dje në ora 14:00 po qëndrojnë në tenda tek sheshet “Skenderbeu” dhe “Ibrahim Rugova”.
Ata edhe sot mbajnë në duar flamurim të cilin ish Presidenti Ibrahim Rugova, e kishte propozuar për flamur shtetëror, njofton Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që në një protestë të opozitës i’u bashkohen edhe simpatizantët e LDK-së, pasi që të njëjtit kanë qenë edhe në protestën e të premtes.
Arifi madje për kamerën e Klan Kosovës, ishte shprehur se ata nuk janë pro zgjedhjes së lideri të PDK-së, Hashim Thaçit, për president.



