Arsenali vazhdon me fitore, e mposht edhe Liverpoolin

PUBLIKUAR

Arsenali po vazhdon me formën e mirë në Premierligë, teksa sonte regjistroi fitoren e tretë radhazi dhe të tetën sezonale.

Në kuadër të javës së dhjetë, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta shënoi fitore në derbin ndaj Liverpoolit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Emirates Stadium” përfundoi me rezultatin 3:2.

Gabriel Martinelli (1’) dhe Bukayo Saka (45+6’, 76’) shënuan në fitoren e “Topçinjve”. Reprezentuesi anglez golin e tij të dytë e shënoi nga pika e bardhë.

Kurse, për “Të Kuqtë” shënuan Darwin Nunez (34’) dhe Roberto Firmino (53’).

Arsenali pas kësaj fitore ka 24 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, me një pikë më shumë se Manchester City.

Liverpooli mbetet me 10 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...