Lidhjet e Beogradit me Kremlinin, Kurti: Serbia preferon territorin e të tjerëve, pa të tjerët në të

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë pjesëmarrjes së tij në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, ka folur për raportet Kosovë-Serbi.

I pyetur nëse Serbia po synon ta imponojë mënyrën e vetë të jetesës, Kurti ka thënë se mendon se është e kundërta.

“Nuk jam i sigurt që Serbia synon të imponoj mënyrën e vet të jetesës tek të tjerët, në të vërtetë Serbia preferon territorin e të tjerëve. Nuk kemi të bëjmë me mënyrën e jetesës, me çështje kulturore ose fetare, kemi të bëjmë me ide ekspansioniste të dominimit të këtij rajoni të Evropës dhe duke llogaritur në ndihmën nga federata ruse”, ka thënë Kurti, shkruan Telegrafi.

Kryeministri ka shtuar se lidhjet Serbi-Rusi janë shumë të ngushta.

“Duhet të jemi vigjilent sepse lidhjet mes Beogradit dhe Kremlinit janë të shumëfishta, janë historikisht të thella dhe nga aspekti ekonomik dhe ushtarak të gjera. Serbia nuk na njeh dhe nuk i pranojnë krimet e kryera nga Millosheviqi, kemi të bëjmë me një autokraci. I kanë 48 baza të avancuara ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën, 28 janë ushtarake 20 janë të xhandarmërisë serbe. Kjo shkakton shqetësim për ne, ndonëse ne nuk jemi pjesë e NATO-s, NATO është në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit ndërhyrja e NATO-së në Kosovë është një storie suksesi.

“Kosova është një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së NATO-s. Nuk është vetëm NATO që e mbron Kosovën por edhe Kosova NATO-në sepse jemi storie e suksesit për ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë. Jemi storie suksesi e dyfishtë jo vetëm për ndërhyrjen nga NATO por edhe në ndërtimin e demokracisë dhe ekonomisë së vendit”, theksoi ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...