Chelsea ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Premierligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë, skuadra e drejtuar nga Graham Potter shënoi fitore të pastër ndaj Wolvesit – shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultatin 3:0.
Kai Havertz (45+3’), Christian Pulisic (54’) dhe Armando Broja (90’) shënuan në fitoren e “Bluve”.
Vlen të theksohet se për sulmuesin shqiptar ishte ky goli i tij i parë me skuadrën londineze.
Broja në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në minutën e 72’të.
Ndryshe, Chelsea pas kësaj fitore ka 16 pikë dhe ndodhet në pozitën e katërt në tabelë.
Kurse, Wolvesi është në pozitën e 18-të me vetëm 6 pikë. /Gazeta Express/


