Kryetari Imri Ahmeti ngushëllon familjen Sopa

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ngushëllon familjen Sopa, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Fatmir Sopa.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ngushëllon familjen Sopa, me rastin e ndarjes nga jeta të profesorit Fatmir Sopa.

E nderuara familje Sopa, të nderuar nxënës dhe bashkëpunëtor të Fatmirit.

“Me dhimje të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë të çmuar, Fatmir Sopa.
Profesori i nderuar, me punën, përkushtimin, kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm për disa dekada me radhë, la gjurmë të pashlyeshme në arsimimin e kuadrove në komunën tonë, ku u bë emër i respektuar, i cili nderohet dhe çmohet nga secili kolegë, nxënës dhe bashkëpunëtor.

Duke bashkëndjerë me familjen, miqtë dhe nxënësit e Gjimnazit “Ulpiana”, në emrin tim, të bashkëpuntorëve dhe mbarë stafit komunal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta e profesorit Fatmir Sopa!

Jeta dhe vepra e tij le të shërbejnë si mësim, për ne dhe gjeneratat e ardhshme”. mbyllet telegrami i ngushëllimit.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...