Franck Ribery merr vendimin e papritur për të ardhmen

PUBLIKUAR

Franck Ribery pritet që të pensionohet nga futbolli.

Sipas “La Gazzeta dello Sport”, francezi do të njoftojë javën e ardhshme për vendimin e tij gjatë, transmeton Gazeta Express.

Ribery është përballur me një problem në gju që nga fillimi i sezonit dhe duket se lëndimi e ka shtyrë drejt vendimit për tërheqje nga futbolli.

Ai luajti vetëm 36 minuta në ndeshjen hapëse të sezonit në Serie A, kundër Romës , por nuk ishte në gjendje të paraqitej përsëri për Salernitanan.

Ish-reprezentuesi i Francës pritet të njoftojë për pensionimin e tij gjatë një konference për media javën e ardhshme, ku pritet të paraqitet me presidentin e klubit, Danilo Iervolino.

Nëse 39-vjeçari del në pension, ai mund të mbetet ende në klub, duke u bërë “ambasadori” i tyre në botë.

Francezi, i cili numëron trofe të shumtë të fituar gjatë karrierës së tij, pjesën më të madhe e kaloi te Bayern Munichi.

Pas 12 vjetëve në “Allianz Arena”, Ribery luajti te Fiorentina për dy sezone (2019/20 dhe 2020/21). Ai në verën e vitit të kaluar iu bashkua Salernitanas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...