Kurti: Me Ligjin e Pagave, profesionistët shëndetësorë do ta kenë atë që e meritojnë

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ka përfunduar kalendari për konsultime publike në lidhje me Ligjin për Paga dhe se profesionistët shëndetësorë e kanë atë që e meritojnë maksimalisht në rrethanat dhe mundësitë ekzistuese.

Ai tha se përveç pagës dhe shtesave të tjera, profesionistët shëndetësorë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do ta kenë edhe shtesën e veçantë.

“Ndërsa, sa i përket profesionistëve të huaj shëndetësorë, sidomos atyre që janë nga mërgata dhe trojet shqiptare, ne u bëjmë thirrje atyre që të inkuadrohen në sistemin tonë shëndetësor në mënyrë që ta rrisim edhe cilësinë edhe t’i plotësojmë zbrazëtitë që i kemi por edhe gjithashtu kontributin e tyre i cili është më shumë spontant ta bëjnë institucional”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se nuk merret me punësime e me emra të veçantë, por sipas tij, qeveria krijon mundësi e vendos parime, udhëheqet nga vlerat dhe siç tha ai “më pas të tjerët aplikojnë, kandidojnë, pranohen, punojnë, kontribuojnë”.

 

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...