Arrestohen 10 persona në një lokal në Deçan, luanin bixhoz

PUBLIKUAR

10 persona janë arrestuar pasi janë hasur në një lokal duke luajtur bixhoz.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30 në fshatin Isniq, në Deçan.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët kompetent komunal.

“Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjti në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët kompetent komunal”, thuhet në raport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...