Këta do të jenë këshilltarët ndërkombëtarë të Thaçit

PUBLIKUAR

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, pritet të ketë edhe këshilltarë ndërkombëtarë, politikanë me përvojë dhe me ndikim, në mandatin e tij si president.

Diplomati norvegjez Kai Eide, ai gjerman Wolfgang Ischinger, pastaj diplomatët austriakë Wolfgang Petritsch dhe Erhard Busek janë vetëm katër prej emrave që do të angazhohen si këshilltarë pro bono të presidentit të ri, Hashim Thaçi, për çështje ndërkombëtare dhe reforma të vendit në procesin e integrimeve.

Pjesë e kabinetit të Thaçit pritet të jenë edhe figura të tjera politike ndërkombëtare.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë me kabinetin e Thaçit për t’i konfirmuar këta emra, por ata nuk kanë dashur që të flasin njëherë për këtë çështje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...