Kurti bisedoi me emisarin britanik për Ballkanin Perëndimor, theksoi angazhimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e NATO-s

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, me të cilin ka biseduar për për më shumë koordinim në politikën rajonale.

Siç bëhet e ditur nga një komunikatë për media, fillimisht, në emër të Qeverisë së Kosovës, Kurti i ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Duke biseduar për Ballkanin Perëndimor, sipas komunikatës, është theksuar rëndësia për më shumë koordinim në politikën rajonale, me qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe të forcimit të aleancës veri-atlantike, për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e Qeverisë për t’u bërë pjesë e Programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, derisa të bëhemi anëtar i plotë i NATO-s. Ndërsa lidhur me invazionin dhe agresionin ushtarak rus në Ukrainë, kryeministri potencoi se Republika e Kosovës ka bashkërenduar politikën e jashtme me Bashkimin Evropian, thuhet në komunikatë.

Duke biseduar pasojat ekonomike dhe energjike të agresionit rus, thuhet se Kurti e ka njoftuar emisarin Peach për masat e ndërmarra nga Qeveria, në mbështetje të qytetarëve, nëpërmjet Pakos së Ringjalljes Ekonomike, asaj për përballje me inflacionin si dhe masat e prezantuara të subvencionimit për efiçiencë të energjisë për qytetarët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...