I ndodhi edhe kjo Ronaldos sonte, portugezi nuk ia doli të shënonte nga afërsia

PUBLIKUAR

Manchester United regjistroi edhe fitoren e dytë radhazi në Ligën e Evropës.

Në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë në Grupin E, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi në udhëtim te Omonoia – shkruan Gazeta Express.

Ndeshja që u zhvillua sonte në stadiumin “GSP” në Nicosia, përfundoi me rezultatin 2:3.

Cristiano Ronaldo luajti tërë ndeshjen sonte, por nuk ia doli të shënonte gol – teksa gjurmë la me një asistim.

Portugezi kishte një rast të artë shënimi në minutën e 77-të, por nuk ia doli të shënonte nga afërsia duke e goditur shtyllën.

Goli i vetëm i Ronaldos këtë sezon mbetet ai nga penalltia, i shënuar  kundër Sheriff Tiraspolit, në Ligën e Evropës.

37-vjeçari nuk ka shënuar edhe gol tjetër me Manchester Unitedin.

Në fakt, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka humbur vendin e titullarit pas ardhjes së Erik ten Hag, i cili Ronaldon po e lë në bankën rezervë në ndeshjet e Premierligës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...