Rifat Latifi jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

PUBLIKUAR

Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Telegrafi mëson se Latifi, gjatë së enjtes ia ka dorëzuar kryeminsitrit Kurti, dorëheqjen.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.

Lidhur me këtë Telegrafi ka provuar të flasë me Qeverinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje

Latifi, që nga koha e emërimit në këtë pozitë, ishte kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile për udhëtime të shpeshta jashtë vendit si dhe neglizhim të punës në këtë ministri.

Kurti e kishte emëruar doktor Rifat Latifin ministër të Shëndetësisë, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, për shkak të angazhimit të tij si kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.Rifat Latifi ka qenë i angazhuar me detyrë publike edhe më herët.

Ai në 2009 ishte emëruar këshilltar për Shëndetësi i kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...

Vrau Diana Kastratin, Policia publikon foton e Adnon Jasharit, kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Policia e Kosovës, ka publikuar fotografinë e Adnon Jasharit, duke kërkuar ndihmë nga qytetarët...

Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, kërcënoi një burrë pas një mosmarrëveshjeje

Një grua është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur një burrë pas...