Ky është momenti kur kurdët sirianë hedhin në ajër veturën e ISIS? (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Video dhe fotografi të ndryshme kanë filluar të qarkullojnë nëpër mediat sociale, në të cilat shihen kurdët sirianë me raketa të avancuara anti-tank që janë prodhim amerikan.

Një video e postuar në internet, shfaq momentin kur një raketë e tillë hedh në ajër veturën e Shtetit Islamik, derisa Uashingtoni mohon kategorikisht zërat se e ka furnizuar YPG (rebelët kurdë në Siri) me këtë lloj të armës, transmeton Telegrafi.

Nëse vërtetohet autenticiteti i videos, që besohet se është filmuar në afërsi të qytetit sirian Shaddadi, atëherë do të nënkuptonte se njësitë e mbrojtjes popullore të kurdëve sirian, kanë në pronësi armatimin më modern.

Videoja e postuar në internet, shfaq momentin kur një veturë ushtarake që besohet se i përkiste Shtetit Islamik, goditet drejtpërdrejt nga një predhë anti-tank.

Bëhet fjalë për FGM-148 Javelin raketat anti-tank, që janë prodhuar në Shtetet e Bashkuara. Kjo armë mund të fus në cak objektiva të ndryshëm, falë rreze infra të kuqe dhe është shumë më e avancuar sesa sistemin raketor TOW. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Gucati paralajmëron: Nëse nuk miratohet ligji për Specialen, mund të vendosemi me tenda para Qeverisë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar hapa të tjerë nëse Qeveria e Kosovës...

ATK nis verifikimin e bizneseve që dyshohet se kanë kaluar pragun e 30 mijë eurove për TVSH

Administrata Tatimore e Kosovës, bazuar në analizat e të dhënave të saj, ka identifikuar...

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...