Elon Musk merr shembull pavarësinë e Kosovës: Të trajtohen ngjashëm Donbasi dhe Krimea

PUBLIKUAR

Një prej njerëzve më të pasur në botë, Elon Musk e ka krahasuar rastin e pavarësisë së Kosovës me territoret e aneksuara të Ukrainës nga Rusia, Donbas dhe Krime.

Ai, në Twitter ka bërë një anketë, duke pyetur ndjekësit e tij nëse njerëzit që jetojnë në këto dy rajone, duhet të vendosin për t’iu bashkuar Rusisë apo jo, raporton Gazeta Express.

“Atëherë, ta provojmë këtë gjë: vullneti i njerëzve që jetojnë në Dobas dhe Krime do të duhej të vendoste nëse duan të jenë pjesë e Rusisë apo Ukrainës”, ka shkruar Musk, duke lënë opsionet “Po” dhe “Jo”.

Kësaj ankete të Musk, i ka kushtuar vëmendje një prej këshilltarëve të presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, duke pyetur Musk nëse të vdekurit në Mariupol do të votojnë.

“A do të votojnë mijëra të vdekurit në Mariupol? Apo ata që kaluan nëpër kampe përqendrimi? Elon Musk, ju ndërtoni raketa dhe ëndërroni që ta kolonizoni Marsin. Rusia ndërton krematoriume mobile dhe ëndrra për zhdukjen e Ukrainës si komb. Nuk është çështje votimi”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, Podolyk e ka pyetur Musk nëse po provon që të legjitimojë pseudo-referendumet, siç i ka quajtur ai, në Ukrainë nga Rusia, nën kërcënimin e armëve.

Mirëpo, Musk është përgjigjur duke thënë se po e mendon një referendum të ri, që do të organizohej nga OKB-ja apo një entitet tjetër i besueshëm.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...