Higuain do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të sezonit në MLS

PUBLIKUAR

Gonzalo Higuain së shpejti do t’i japë fund karrierës së tij si lojtar.

Inter Miami ka njoftuar se 34-vjeçari ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit në MLS, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani në këtë sezon, sulmuesi argjentinas ka shënuar 14 gola në 21 ndeshje të ligës dhe gjithashtu dha tre asistime.

Gjatë karrierës së tij, Hguain luajti për Real Madrid, Juventus, Milan, Napoli, Chelsea dhe River Plate. Ai fitoi tre tituj kampioni në Spanjë, tre në Itali, një titull në Ligën e Evropës, si dhe trofe të tjerë.

Ai gjithashtu ka regjistruar 75 paraqitje për Kombëtaren A të Argjentinës, teksa ka shënuar 31 gola.

Inter Miamit i kanë mbetur edhe dy ndeshje për të luajtur në kampionat – kundër Orlando City dhe Montreal Impact.

Skuadra aktualisht është në vendin e shtatë në Konferencën Lindore. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...