Shtohet kriza e të lënduarve te Milani, Pioli mbetet pa shërbimet edhe të dy futbollistëve

PUBLIKUAR

Gjendja me futbollistët e lënduar te Milani po vazhdon të përkeqësohet.

Davide Calabria dhe Alexis Saelemaekers i janë shtuar listës së futbollistëve të lënduar te kampioni italian, transmeton Gazeta Express.

Të dy futbollistët në fjalë u larguan gjatë pjesës së parë në ndeshjen ndaj Empolit, të shtunën, e cila u fitua 1:3 nga Milani.

“Rossonerët” në këtë ndeshje ishin paraqitur edhe pa  Mike Maignan, Theo Hernandez, Junior Messias, Alessandro Florenzi, Divock Origi e Zlatan Ibrahimovic, që po vazhdojnë të mungojnë shkaku i lëndimeve.

Për Calabrian dhe Saelemaekers nevojiten më shumë teste. Por, sa i përket italianit, raportohet se ai mund të mungojë deri pas pushimit për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Padyshim se ky do të ishte lajm tejet i keq për Stefano Piolin, i cili sapo ka nisur një seri prej 12 ndeshjesh në 44 ditë – në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Milani ndeshjen e radhës e luan të mërkurën, kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...