Dybala: Mund ta eliminojmë Bayernin

PUBLIKUAR

Paulo Dybala ka thënë se ekipi i tij është në gjendje ta eliminojë Bayern Munichun.

Juventusi u kthye në mënyrë maestrale ndaj Bayernit në sfidën e zhvilluar në Juventus Arena për të shkuar me barazim 2-2 në Allianz Arena.

Sipas Dybalas, Juve është në gjendje që t’i bëjë dëm Bayernit.

“Sapo shkuan në zhveshtore pas pjesës së parë kemi thënë që të jemi të qetë dhe të vazhdojmë me lojën. Bayerni është ekip që ju godet, por ne patëm rastet tona”.

“Pas golit të tyre të dytë, ne detyruam Bayernin të bëjë gabime”.

“Ishte e magjishme të shënoj golin e parë në Ligën e Kampionëve. Ne kemi besim për ndeshjen kthyese”.

“Nëse luajmë me mentalitetin e duhur dhe në nivelin e duhur, e nëse bëjmë presion, atëherë ne mund që të bëjmë mirë në Allianz Arena”, potencoi Dybala. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...