Kurti fton shqiptarët në Serbi t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë: Dëshmoni që jeni aty

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Serbi që t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka nisur sot e zgjatë deri më 31 tetor.

Përmes një video-mesazhi, kreu i ekzekutivit ka thënë se shqiptarët që jetojnë në Serbi në vazhdimësi përballen me diskriminim kombëtar dhe njerëzor, e së fundmi edhe me pasivizim të adresave të tyre.

Ndaj, sipas tij, regjistrimi në Serbi për shqiptarët nuk është vetëm çështje statistike.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, ftoj shqiptarët që jetojnë në Serbi e në veçanti në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që t’i përgjigjen regjistruesve duke regjistruar veten dhe familjarët. Ju ftoj që shtypjes t’i përgjigjeni me regjistrim”, ka thënë Kurti.

Ai i ka lutur shqiptarët në Serbi që pasivizimit t’i përgjigjen duke u regjistruar, kështu duke dëshmuar me vendosmëri se janë aty.

“T’i përgjigjeni pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar. Edhe ata që gjenden me banim të përkohshëm në diasporë dhe Kosovë. Të dëshmoni me vendosmëri që jeni aty”, është shprehur Kurti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...