Ten Hag: Nuk do të luajmë kundër Haalandit, por kundër Manchester Cityt

PUBLIKUAR

Erik ten Hag është paraqitur sot në konferencë për media, ku foli për kundërshtarin e radhës në Premierligë – Manchester Cityn.

Mes tjerash, trajneri i “Djajve të Kuq” u pyet edhe rreth asaj se si do ta ndalin Erling Haalandin, i cili po kalon formë të jashtëzakonshme – transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk do të luajmë kundër Haalandit, por kundër Manchester Cityt. Nëse veprojmë si ekip, mund ta mposhtim kundërshtarin tonë”, tha ten Hag.

“Ne kemi besim në aftësitë tona. Ky është besimi që na duhet dhe do të na duhet edhe më shumë të dielën”, shtoi 52-vjeçari.

Kujtojmë se Haaland ka shënuar 11 gola deri më tani me “Qytetarët”, teksa i prin edhe listës së golashënuesve më të mirë në Premierligë.

Ndryshe, derbi i qytetit të Manchesterit do të zhvillohet në “Etihad Stadium”, nga ora 15:00. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...