Arsenali nuk është dorëzuar, planifikon sërish transferimin e mesfushorit italian

PUBLIKUAR

Manuel Locatelli zgjodhi Juventusin para Arsenalit vitin e kaluar, por ende mund të bëjë lëvizje drejt Londrës pasi “Topçinjtë” raportohet se po përgatiten për të rikthyer interesimin e tyre për lojtarin në fjala.

24-vjeçari shkëlqeu me Kombëtaren e Italisë në sezonin e tyre të suksesshëm në “Euro 2020” verën e kaluar dhe pastaj u lidh me një kalim te Arsenali ose Juventus, teksa në fundi vendosi t’i bashkohet klubit nga Torino.

Locatelli iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në një marrëveshje huazimi dy-vjeçare me vlerë 25 milionë euro plus 12.5 milionë euro shtesë. Një marrëveshje që i solli mjaft fitime Sassuolos.

Alessandro Di Gioia ka raportuar se Arsenali nuk e ka harruar reprezentuesin e Italisë – pavarësisht se dështoi te nënshkruante me të.

Sipas gazetarit italian, klubi londinez po përgatitet për t’u rikthyer me interesimin për mesfushorin, duke shtuar se Arsenali do të tentojë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit, por nëse dështon, do tentojë sërish në verën e vitit 2023.

Locatelli nuk po kalon momente të mira te Juventusi, teksa tani po vuan edhe lëndimet. Ai është paraqitur në 5 ndeshje me torinezët këtë sezon në Serie A.

Një intervistë e trajnerit, Massimiliano Allegri, gjithashtu mund të ndikojë në largimin e ish-mesfushorit të Milanit nga “Allianz Stadium”. Allegri kishte deklaruar: “Juve ishte menduar në një mënyrë tjetër, me Rabiot-Paredes-Pogba në mesfushë, plus Locatelli si zëvendësues i parë”. /Gazeta Express/

Manuel Locatelli / Juventus.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...