Gjenden mbetje mortore në Novobërdë, dyshohet se është trupi i biznesmenit Bedri Rexhepi

PUBLIKUAR

Prokuroria themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në vazhdën e hetimeve për rastin e zhdukjes së biznesmenit Bedri Rexhepi janë siguruar prova shtesë meqë rast kanë planifikuar të bëjnë hetime në terren me qëllim të identifikimit të lokacionit për gjetjen e biznesmenit Rexhepi.

Nga Prokuroria thonë se Prokurori i rastit bashkë me Policinë dhe IML-në e FSK-në, kanë dalë në një zonë kodrinoro-malore në Novobërdë  dhe gjatë verifikimit të terrenit kanë hasur në mbetje mortore të dekompozuara që dyshohet se janë të trupit të biznesmenit Bedri Rexhepi.

Megjithatë pas ekzaminimeve do të dihet identitetin e këtyre mbetjeve mortore.

Komunikata e plotë:

Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit së bashku me njësitë policore përgjegjëse, Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë dalë në një zonë kodrinore-malore të Novobërdës dhe gjatë verifikimit të terrenit është arritur të identifikohet një lokacion i dyshimtë me të cilën pas gjurmimit nga njësitë përgjegjëse janë gjetur mbetje mortore (të dekompozuara), të cilat dyshohen se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” dhe të njëjtat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të konstatuar identitetin e këtyre mbetjeve mortore.

Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, andaj lidhur me zhvillimet e tjera rreth këtij rasti do t’iu mbajmë të informuar.​/Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...