Beatrix Ramosaj shfaqet atraktive dhe e veshur me shumë stil në paraqitjen e fundit

PUBLIKUAR

Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj ka qenë ndër emrat më të komentuar në media rozë muajve të fundit.

Pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP e ktheu në qendër të vëmendjes dhe ajo gjatë kësaj kohe ka mbetur aktive me projekte muzikore dhe me praninë e saj në rrjete sociale.

Veçanërisht në llogarinë e saj të Instagramit, Beatrix sjell për fansat imazhe të ndryshme në të cilat çdo herë paraqitet atraktive dhe e veshur me shumë shije.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Edhe së fundmi, Beatrix u shfaq atraktive dhe e kuruar deri në detaje, teksa pozoi në disa fotografi ku shihej e veshur me një bluzë të bardhë që koordinohej me çizmet dhe pallton me të njëjtën ngjyrë.

Për të thyer nuancat e veshjes, Beatrix veshi në mini-fund lëkure me ngjyrë të portokalltë ndërsa nuk la anash një makijazh të theksuar në fytyrë.

 

“Krejt toksinat Ramosaj ty t’i shënron”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e fotografive ndërsa dukej tërë shkëlqim.

Ndërkohë, theksojmë që kënga e fundit e lansuar nga Beatrix mban titullin “Vonë” teksa ajo po punon në projekte të reja. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...

Ish-banori i Big Brother VIP Albania publikon foto me të dashurën

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Fation Kuqari, është rikthyer në vëmendjen e mediave...