Deputeti i “Trustit” del me propozim të ri për Qeverinë: Të ndodh sa më shpejt

PUBLIKUAR

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka ftuar Qeverinë Kurti që sa më shpejt ta jep mendimin pozitiv për Projektligjin për Trustin.

Sipas tij, nëse pushtetarët kanë sy e vesh e shohin realitetin dhe i heqin inatet politike atëherë thotë se do të duhej ta mbështesin një iniciativë të tillë sepse më mirë qytetarët t’i tërheqin mjetet nga Trusti sepse ato me humb në tregjet ndërkombëtare.

Ai thotë se ka deputetë të mazhorancës që kanë ndryshuar mendimin për këtë çështje.

“Ka ndryshim të mendimit brenda Kuvendit nga deputetët e mazhorancës, disa prej tyre e kanë parë që kanë gabuar që i janë nënshtruar presionit të Kurtit në sesionin e kaluar kur është votuar Projektligji për Trustin”, tha ai në Teve1, raporton Paparaci

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...