Laçak e von Cramon takohen për të diskutuar për Ballkanin dhe dialogun

PUBLIKUAR

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serb, Miroslav Lajçak është takuar sot me Raportuesen e Kosovës në PE, Viola von Cramon, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Ballkan, me theks të veçantë rolin e BE-së në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Duke u shprehur i gëzuar për takimin, Lajçak ka thënë se është cdoherë mirë të marrësh informacionet për punën e Parlamentit Evropian dhe angazhimet e tij për regjionin, nga dora e parë, raporton Gazeta Express.

“Mirë të takohesh me Viola von Cramon sot, në njërin prej shkëmbimeve tona të rregullta! Dsikutuam së bashku zhvillimet e fundit në Ballkan dhe ecuritë në dialogun e lehtësuar nga BE. Gjithmonë mirë të marrësh informatat nga dora e parë lidhur me punën e PE-së dhe angazhimet në regjion”, ka shkruar Lajçak. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...