Nëse Milani arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve atëherë mund të kthehet sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi suedez mbetet pa kontratë në fund të vitit, ndërsa pritet që ai të gjej skuadër të re.
Corriere dello Sport raporton se Silvio Berlusconi ende beson që Zlatan mund ta bëjë diferencën në fushë dhe do t’i ofrojë atij një kontratë.
Klubi provoi ta kthej edhe në verë, por nuk e arriti këtë gjë.
Gazeta beson që nëse Milani arrin të kalojë në Ligën e Kampionëve, atëherë suedezi do të vije. /Telegrafi/


