A do të largohet nga koalicioni me Kurtin, Duda Balje flet pas takimit me Abdixhikun

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka njoftuar se në zyrë, kryetari i saj Abdixhiku ka pritur kryetaren e SDU-së, Duda Balje “për të diskutuar për situatën politike në vend dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit” mes dy partive.

Në një prononcim për Gazetën Express, Balje ka mohuar që do të largohet nga koalicioni qeverisës.

Ajo tha se me LDK-në kanë biseduar për shumë tema, por jo për largimin nga koalicioni.

“Me LDK-në kemi biseduar për shumë çështje, për këtë s’kemi biseduar. Kemi biseduar për problematikat që i kemi në Kosovë, kemi biseduar për mundësitë e bashkëpunimit”, tha Balje.

Tërheqja e mjeteve nga trusti, bartja e shamisë në shkolla dhe projekt kodi civil, janë disa tema ku Balje nuk pajtohet me VV-në. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...