Kush janë 5 kandidatë për Drejtor të Policisë së Kosovës

PUBLIKUAR

Dorëheqja e Samedin Mehmetit, la policinë me ushtrues detyre të drejtorit nga gushti.

Vendin e të larguarit pritet ta zë një prej pesë kandidatëve, që kanë aplikuar në konkursin e brendshëm për këtë pozitë.

Përzgjedhjen e tyre për fazën e intervistimit që s’dihet kur do të nisë, do ta bëjë komisioni i themeluar nga ministri i Punëve të Brendshme.

Jo zyrtarisht mësohet se ndër kandidatët është serbja, Sllagjana Stojanovic, shefe e administratës në rajonin e Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Pozitën e kreut të këtij institucioni e synon edhe Gazmend Hoxha, Drejtor i Departamentit të Operacioneve, që sfidohet nga drejtori aktual i Teknikës Kriminalistike, Bahri Shala.

Pjesë e garës është edhe Fatos Haziri, ish-udhëheqës i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar e Granit Fetahu, drejtor për Sigurimin e Objekteve dhe Personaliteteve.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...