Italia mposht Hungarinë dhe kalon në finalet e Ligës së Kombeve

PUBLIKUAR

Italia ka shënuar fitore të rëndësishme në përballjen ndaj Hungarisë në Ligën e Kombeve.

Të përzgjedhurit e Roberto Mancinit fituan me rezultatin 0:2, në ndeshjen që u zhvillua në “Puskas Arena” – shkruan Gazeta Express.

Kjo fitore ishte vendimtare për pozitën e parë në Grupin 3 të Ligës A, me italianët që siguruan kalimin për në “Play-Off”.

Giacomo Raspadori (27’) dhe Federico Dimarco (52’) shënuan golat e fitores për “Azzurrët”.

Kështu, Italia e mbylli fazën e grupeve me 11 pikë në pozitën e parë, kurse Hungaria si e dyta me një pikë më pak.

Hungarezët edhe në edicionin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës A. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...