Gjatë ditës së sotme, udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Lipjanit, Daut Azemi është mbajtur mbledhja e 8-të me radhë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku janë diskutuar pikat e rendit të ditës që ishin të parapara për këtë mbledhje, njofton Komuna.
Anëtarët e KPF-së pas diskutimeve kanë rekomanduar për shqyrtim të gjitha pikat e rendit të ditës për mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës.



