Chelsea do ta nisë një ofanzivë për Leaon në janar

PUBLIKUAR

Rafael Leao është njëri prej futbollistëve më të mirë në Evropë për momentin.

Dhe, kjo ka bërë që sulmuesi i Milanit të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane.

Prej tyre, lojtarin portugez e do edhe Chelsea.

Mediumi italian “Corriere della Sera” raporton se “Blues” do të mundohen ta transferojnë përfaqësuesin portugez qysh në janar, përcjell “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, “Rossoneri” po shpresojnë që ta bindin lojtarin e krahut të majtë të qëndrojë në “San Siro”.

Ai ka kontratë me Kuqezinjtë deri në qershor të vitit 2024.

Leao duket se është i vendosur për të qëndruar tek kampioni aktual italian.

Por, një ofertë e parefuzueshme dhe e papërmbajtshme për lojtarin mund t’i ndryshojë gjërat. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...