Ish-ministrja e Arsimit me propozim për hapjen e shkollave: SBASHK-u të pranoj shtesën prej 50 eurove

PUBLIKUAR

Ish-ministrja e arsimit Hykmete Bajrami, ka dalë me një propozim për SBASHK-un dhe për Qeverinë lidhur me çështjen e grevës në arsim.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se përmes kësaj greve kemi humbur shumë dhe SBASHK duhet t’i rishikojë kërkesat, duke e pranuar kështu shtesën prej 50 eurove nga Qeveria deri në fund të vitit.

“Sot u bë një muaj që arsimi në vendin tonë është në grevë. Kemi humbë shumë, kemi humbë të gjithë. I rekomandoj SBASHK-ut që të rishikoj kërkesat kështu dhe të pranohet oferta e Qeverisë për shtesën 50 euro, por kjo shtesë të vazhdoj deri me 31.12.2022”, ka thënë ajo.

Bajrami po ashtu ka deklaruar se Qeveria nuk duhet të zbatojë ndëshkime për paga.

“ Me 01.01.2023 të filloj implementimi i Ligjit të Pagave. Në rast se Ligji i Pagave nuk hyn në fuqi, të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdoj deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Qeveria të mos zbatoj ndëshkime në paga, për muajin shtator. I rekomandoj Qeverisë t’i pranoj këto kërkesa. Shkollat dhe çerdhet të hapën të hënën”, ka shkruar Bajrami në Facebook./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...