Opsionet e Barcelonës për zëvendësimin e Busquetsit

PUBLIKUAR

Sergio Busquetes pritet që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori spanjoll, i debutoi te skuadra e parë në vitin 2008, po kalon vitin e tij të fundit të kontratës, transmeton Gazeta Express.

Pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor 2023, Busquets pritet që të largohet si lojtar i lirë – teksa MLS besohet se do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Kësisoj, drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e 34-vjeçarit.

“SPORT” ka raportuar se Rodri (Manchester City), Joshua Kimmich (Bayern Munich) dhe Jorginho (Chelsea) janë në listën e Barcelonës.

Megjithatë, Jorginho duket të jetë më favorit pasi Rodri ose Kimmich mund t’i kushtojnë shumë shtrenjtë Barçës.

Kështu, zgjidhja më e përballueshme do të ishte reprezentuesi i Italisë, i cili do të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit.

Kontrata e Jorginhos me Chelsean skadon më 30 qershor 2023, teksa ai mund të negociojë me çdo klub që nga janari, për të arritur marrëveshje për një para-kontratë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...