Mbappe për konfliktin me federatën për të drejtat e imazhit: Nuk e kam problem të luftoj për shokët e mi

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe ka folur për konfliktin me Federatën Franceze të Futbollit.

Më herët u bë e ditur se sulmuesi i PSG-së refuzoi të merrte pjesë në një sesion fotografik me ekipin kombëtar për shkak të një mosmarrëveshjeje me federatën për të drejtat e imazhit, transmeton Gazeta Express.

Dhe, pastaj Federata e Francës  njoftoi se do të shqyrtojë marrëveshjen për të drejtat e imazhit të lojtarëve të Kombëtares.

“Ekipi ka qenë gjithmonë për mua, ndoshta ju nuk e keni ditur këtë. Ka qenë një qasje ekipore që në fillim. Nuk e kam problem të luftoj për shokët e mi”, tha Mbappe.

“Është në rregull të marr kritika për veten time, por kjo nuk do të ndryshojë stilin tim të lojës apo të jetës. Nëse mund të ndihmojë një grup lojtarësh të marrin atë që duan, kjo është gjëja kryesore”, shtoi 23-vjeçari. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...