Mehaj: Misioni ynë është mbrojtja e atdheut, vizioni ynë është anëtarësimi në NATO

PUBLIKUAR

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se në këto 18 muaj janë angazhuar maksimalisht që ushtrinë ta avancojnë në nivelet më larta të kapaciteteve ushtarake, duke rekrutuar në vazhdimësi të rinj e të reja, të cilët i duhen më tepër atdheut se çdo vendi tjetër.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mehaj tha se në 18 muaj, kanë rekrutuar 1240 ushtarë më shumë, të rinj të gatshëm për të mbrojtur këto troje, e po punojnë në vazhdimësi drejt ngritjes së kuadrove profesionale duke shkolluar oficerë në akademitë më prestigjioze të botës.

“Krahas kapaciteteve profesionale kemi investuar edhe në blerjen e pajisjeve ushtarake. Deri në 96% më shumë se në vitet paraprake kemi investuar për të pajisur ushtrinë me mjetet më moderne luftarake tokësore, armë, dronë dhe sisteme mbështetëse të cilat të kombinuara me formacionet ushtarake të kuadrove profesionale përbëjnë element të fuqishëm të ushtrisë sonë”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, ministri i Mbrojtjes tha se janë realizuar qindra operacione dhe stërvitje të përbashkëta me forcat aleate, qindra kurse e trajnime individuale e kolektive me pjesëmarrjen e 3000 oficerëve, nënoficerëve, e ushtarëve tanë brenda e jashtë vendit.

“Në këto 18 muaj, përkrah ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministria e Mbrojtjes arriti të realizojë suksesshëm misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar të FSK-së në Kuvajt. Po ashtu, Kosova për herë të parë ka marrë pjesë në cilësinë e shtetit pritës në ushtrimin më të madh ndërkombëtar ‘Defender Europe ’21’, të organizuar në rajonin e Ballkanit”, tha Mehaj.

Ai më tej ka thënë se “si partnere e besueshme e shteteve anëtare të NATO-s, Ministria e Mbrotjes dhe FSK ka vazhduar të ofroj mbështetje në evakuimin e refugjatëve afganë dhe në transportimin e mdihmave humanitare për popullin ukrainas, ngase misionet e NATO-s janë edhe misionet tona”.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...