Në tri fshatra të Vushtrrisë, në Zhilivod, Bivolak dhe në Stroc të dyshuar të panjohur janë parë duke nxjerrë thëngjill, ndërsa lidhur me këtë njësitet policore po hetojnë rastet.

Tri rastet e nxjerrjes së thëngjillit kanë ndodhur të mërkurën.

Lexoni të plotë raportin e Policisë:

Fsh. Zhilivod, ushtrri 21.09.2022 – 11:30. Të dyshuar të pa njohur me dy ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Fsh. Bivolak, Vushtrri 21.09.2022 – 14:18. Të dyshuar të pa njohur me tre ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorët. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin.

Fsh. Stroc, Vushtrri 21.09.2022 – 15:00. Të dyshuar të pa njohur me ekskavator janë hasur duke nxjerr thëngjill, të cilët kanë arrit të ikin duke lënë ekskavatorin. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa inspektorët e minierave dhe mineraleve janë duke inspektuar vendin. /Telegrafi/