Njeriu që tentoi ta vrasë kryeministrin Albin Kurti kyçet live në TV

PUBLIKUAR

Në emisionin Presing të Televionit 7 është duke u folur për Prekë Kodrën, i cili dyshohet se ka planifikuar ta vrasë kryeministrin Albin Kurti dhe deputetin e PDK-së, Xhavit Haliti.

Gjatë intervistës, gazetari nga Shqipëria, Artan Hoxha sugjeroi regjinë e televizionit që ta telefonojnë Kodrën.

Megjithatë, pasi u përgjigj në telefon, Kodra mohoi akuzat ndaj tij duke thënë se të njëjtat janë shpifje.

“Për këtë situatë çka me të shpjegu, vetëm po shpik diçka kur kanë shpikur persona të paidentifikuar. Unë nuk kam çka me shpikë. Kurtin e njoh vetëm përmes TV. Më keni marrë në qafë mua dhe familjen dhe njerëzit që më njohin mua”, shtoi ai në T7

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...